Sport

Shaqiri stërvitet me Luganon para ndeshjes me Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2023

Xherdan Shaqiri është duke u stërvitur me Luganon, pasi e mbylli sezonin e Major League Soccer me fanellën e Chicago Fire.

Shaqiri do të jetë i pranishëm në disa seanca stërvitore para se të nis grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës.

“Jam i lumtur që kthehem në Cornaredo për t’u përgatitur për angazhime të rëndësishme me kombëtaren”, ka thënë Shaqiri.

“Helvetikët do të ballafaqohen me Kosovën më 18 nëntor në Basel.

Përveç me Dardanët, Zvicra gjatë këtij muaji do të ballafaqohet edhe me Izraelin dhe Rumaninë.