1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Shaqiri s’ka kujtime të mira nga Franca

- Advertisement -

Qëndroi vetëm pesë muaj dhe u largua.

Xherdan Shaqiri e la Olympique Lyonin për ta marrë rrugën përtej Atlantikut, ku gjatë janarit iu bashkua klubit amerikan, Chicago Fire.

Futbollisti kosovar nuk ka kujtime aspak të mira nga Franca, ku nuk arriti të ambientohej në Ligue 1

Përfaqësuesi zviceran kishte pritur krejt diçka tjetër tek gjiganti francez dhe gjërat nuk i dolën ashtu siç i priste.

“Atmosfera në klub nuk ishte prej më të mirave. Në dhomat e zhveshjes mungonte uniteti dhe dëshira për fitore. Unë kam nevojë të jem i lumtur për të qenë i suksesshëm”, deklaroi ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt dhe Liverpoolit për “Time”.

Shaqiri kishte posaçërisht probleme me trajnerin Peter Bosz, i cili nuk i besonte përfaqësuesit zviceran.

Futbollisti anësor i kishte zhvilluar 11 ndeshje në Ligue 1 me Lyonin.

Ai duket se është rilindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtu e kemi një grup më shumë lojtarë të rinj. Mundohem të jem këtu për ta, të flas me ta, t’i këshilloj ata”, shprehet tutje futbollisti nga Zhegra e Gjilanit.

30 vjeçari synon të luajë rregullisht në ekipin amerikan dhe të bëhet gati për Botërorin 2022, i cili do të mbahet në Katar në pjesën e dytë të vitit. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit