Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka realizuar një tjetër gol në ligën amerikane, MLS.
Ai shënoi golin e tretë për Chikagon ndaj CF Montreal duke vulosur fitoren e ekipit.
Në minutën e 33-të të sfidës, teksa ekipi i tij ishte në avantazh të dyfishtë, mesfushori realizoi një supergol nga jashtë zonës.