-8.7 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Shaqiri me “hat-trick” ia dhuroi fitoren Baselit në sekondat e fundit

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer në fitoren e Baselit ndaj Zurichut në Superligën e Zvicrës.

Baseli fitoi 4:3, dhe futbollisti me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri që shënoi hiç më pak se tre gola.

Zurichu kaloi i pari në epërsi me anë të Matthias Phaeton në minutën e parë të ndeshjes.

Shaqa, e barazoi rezultatin pas dhjetë minutash, derisa Phillippe Keny shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 2:1 për Zurichun.

Shaqiri doli sërish në skenë, duke shënuar për 2:2 në fund të pjesës së parë.

Philip Otele i Baselit shënoi me të filluar pjesa e dytë për 3:2, megjithatë, Damienus Reverson e barazoi rezultatin në minutën e 64-të.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me barazim, Xherdan Shaqiri shënoi golin e tretë personal në ndeshje dhe golin e fitores për Baselin në minutën e 94-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i nëntë i Shaqirit në elitën e futbollit zviceran këtë sezon, teksa ka edhe dhjetë asistime në emrin e tij.

Në këtë ndeshje luajti edhe një shqiptar tjetër, ai i kombëtares së Kosovës, Bledian Krasniqi i cili luajti për 55 minuta për Zurichun dhe duke asistuar në golin e parë.

Me këtë fitore, Baseli i ka 36 pikëve, në vendin e katërt, dhjetë më pak se vendi i parë që mbahet nga Thun.

Zurichu në anën tjetër është i teti me 25 pikë të tubuara.

Të ngjashme

Të fundit