Xherdan Shaqiri, ka qenë vendimtar në fitoren e Baselit si mysafir i skuadrës së kategorisë së dytë Stade Nyonnais.
Ndeshja ishte e vlefshme për rundin e dytë të Kupës së Zvicrës.
Baseli triumfoi me rezultat 0:1, derisa autor i golit ishte Shaqiri.
Ai e konvertoi në gol, një penallti që e nxori vet duke ia bërë sefte pas rikthimit në ekipin ku edhe e kishte filluar karrierën.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës hyri në lojë tek në minutin e 79-të duke e shpëtuar skuadrën e tij nga turpërimi.
Baseli pati goxha telashe me kundërshtarin, pasi që goli u arrit tek në gjysmën e dytë të vazhdimeve.
E ndërkaq përveç Shaqës, për Baselin startuan edhe lojtarë të tjerë shqiptarë si: Leon Avdullahu, Albian Ajeti e Benjamin Kololli startuan te Baseli.