12.8 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Shaqir Totaj voton në Prizren: Qytetarët dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur

- Advertisement -

Shaqir Totaj, kryetar aktual dhe kandidat për kryetar të Prizrenit nga PDK, ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai shtoi se qytetarët duhet të respektojnë rezultatin dhe t’i urojnë fituesit, duke theksuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe demokratik.

“E para që është më e rëndësishme është procesi zgjedhor. Le të shkojë gjithçka mirë, pa incidente dhe pa probleme. Fushata ka shkuar mirë, nuk ka pasur asgjë të jashtëzakonshme. Ne, si shtet dhe si qytetarë, kemi treguar që dimë të organizojmë zgjedhje dhe të sillemi mirë. Prandaj uroj që gjithçka të shkojë si duhet, dhe pastaj të zgjidhet ai që merr më shumë vota, ndërsa këtë e vendosin qytetarët. Por duhet t’i urojnë qytetarët, sepse jam i sigurt që dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur për atë që i duhet Prizrenit”, tha Totaj.

Të ngjashme

Të fundit