31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Shaqir Totaj sërish u nominua nga PDK-ja si kandidat për kryetar të Prizrenit

- Advertisement -

Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Sipas Degës së PDK-së në Prizren, nominimi i tij është miratuar njëzëri nga kryesia e kësaj dege, si dëshmi e besimit dhe mbështetjes së plotë për qeverisjen e deritanishme, që sipas tyre, pati i njëjti në mandatin e tij si kryetar i këtij qyteti.

Totaj u shpreh falënderues për besimin që iu dha.

“Jam thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga Kryesia e PDK-së, dega në Prizren. Ky besim është nxitje për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve tanë”, u shpreh Totaj.

Totaj theksoi se mandati i dytë do të ndërtohet mbi themelet e vendosura me punë konkrete dhe rezultate të matshme.

“Me të njëjtin ritëm, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën përpjekje për t’i shërbyer qytetarëve, do të vazhdojmë punën në mandatin e dytë. Prizreni meriton më shumë dhe ne jemi të përkushtuar për ta realizuar këtë”, shtoi Totaj.

Të ngjashme

Të fundit