Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në rrugëtimin për zhvillimin e qytetit.
“Fitoret nuk ndodhin vetvetiu. Ato vijnë me angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej nesh,” u shpreh Totaj.
Ai theksoi se për ta jetësuar vizionin e tij për një Prizren në punë, është e domosdoshme pjesëmarrja aktive e qytetarëve.
“Për ta bërë realitet Prizrenin që duam, kemi nevojë për secilin prej jush. Prandaj, ju ftoj të regjistroheni si vullnetarë të fushatës sonë në www.shaqirtotaj.com,” tha ai.
Totaj përmbylli fjalën e tij me një thirrje mobilizuese: “Le të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për Prizrenin tonë!