17.9 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për mandatin e dytë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë katër viteve të para dhe duke prezantuar vizionin e tij për një Prizren modern, të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës.

Në fjalën e tij, Totaj theksoi investimet e realizuara në këto vite – nga mbështetja për nënat lehona, familjet, të rinjtë dhe pensionistët, deri te rikthimi i kalldrëmit në Shadërvan dhe shumë rrugë të tjera të qytetit, ndërtimi i shkollave, çerdheve dhe përmirësimi i shëndetësisë. Ai siguroi qytetarët se në katër vitet e ardhshme ky investim do të zgjerohet në 100 rrugë, rrugica dhe sheshe ikonike të Prizrenit

Totaj prezantoi edhe projektet madhore për periudhën 2025–2029: ndërtimi i mbi 1 mijë vendparkimeve të reja, furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm, realizimi i teleferikut për Kalanë e Prizrenit dhe krijimi i qendrës më të madhe informative turistike në Kosovë.

Duke iu referuar qeverisjes së kaluar, Totaj tha se e ka ndryshuar një mentalitet ankesash dhe përçarës të lënë nga Mytaher Haskuka dhe Vetëvendosja, duke rikthyer besimin se Komuna mund të punojë dhe të shërbejë për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Jam kryetar i të gjithëve, pa dallim, dhe kështu do të vazhdoj. Prizreni nuk do të kthehet prapa – do të ecë përpara drejt një të ardhmeje moderne, me projekte të mëdha transformuese,” tha Totaj në fjalimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit