Komisioni i Garave ka hapur procedura disiplinore ndaj tre trajnerëve për sjellje të papërshtatshme gjatë ndeshjeve të fundit në fundjavën që lamë pas.
Basri Jashari (Ndihmës-trajner i KF Drenica) – Në minutën e 70-të të ndeshjes Drenica – Mitrovica, ka ofenduar rëndë gjyqtarin e katërt, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt.
Armend Dallku (Kryetrajner i FC Vushtrria) – Në minutën e 75-të të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria, pas një ndëshkimi me karton të verdhë për protesta, ka hyrë në fushë dhe ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, duke marrë karton të kuq direkt.
Etrit Gagica (Trajner i portierëve, KF Kika) – Në minutën e 70-të të ndeshjes Kika – Fushë Kosova, ka përdorur fyerje të rënda dhe të pakontrolluara ndaj gjyqtarit kryesor, çka solli ndëshkimin e tij me karton të kuq direkt.
Komisioni i Garave ka nisur procedurat disiplinore, ndërsa trajnerët e ndëshkuar kanë të drejtë ankese në Komisionin për Ankesa të FFK-së brenda afatit të përcaktuar. Mbetet të shihet nëse do të ketë masa të tjera ndëshkuese për ta.