Shalqini është kthyer në simbolin e shpresës në Ukrainë. Gjithnjë e më shumë civilë dhe trupa ukrainase publikojnë në rrjetet sociale foto dhe video me shalqinj nëpër duar.
Kjo sipas tyre do të thotë shpresë dhe se së shpejti Ukraina do të fitojë në luftën që Rusia i ka shpallur që prej 24 shkurtit.
Por pse pikërisht shalqini simbol i shpresës?
Forcat ukrainase kanë detyruar ushtrinë ruse të tërhiqet nga Kherson, i vetmi qytet rajonal që forcat ruse kishin pushtuar që prej fillimit të agresionit tetë mujor.
Kherson, është një vend që shënon zakonisht temperatura të larta gjatë muajve të verës, dhe që ka kushtet atmosferike të favorshme për rritjen e shalqinjve./abcnews.al/