Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët, këtë herë në Bajgorën e njohur për historinë dhe kontributin e saj në UÇK.
Tahiri u shpreh se ndjehet i nderuar që ndodhet në mesin e njerëzve të ndershëm, krenarë e të pathyeshëm të Shalës.
Postimi i plotë:
Në Bajgorën e trimave dhe të UÇK-së. Në mesin e njerëzve të ndershëm, krenarë e të pathyeshëm të Shalës.
Kjo është besëlidhja jonë për Mitrovicën.
Për Mitrovicën që nderon sakrificën dhe ecën përpara me dinjitet. Për Mitrovicën që i qëndron besnike historisë dhe qytetarëve të saj. Për një Mitrovicë ku brezat e rinj do të rriten me shpresë dhe mundësi të barabarta.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin, Bajgorë! 🙏