-7.2 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Shala thotë se ngritja e çmimit të rrymës do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e inflacionit

- Advertisement -

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se rritja potenciale e çmimit të energjisë elektrike, do të ketë pasoja direkte në rritjen e normës së inflacionit.

Ai ka shtuar se një situatë e këtillë do të shtojë importin e energjisë elektrike, për ta ndërlikuar edhe më shumë problemet ekonomike përfshirë edhe ikjen e investitorëve.

“Propozimi për ngritjen e çmimit të energjisë, pra rritje për herën e katërt gjatë qeverisjes Kurti. Kjo situatë do të ketë efekte, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e inflacionit, ndërsa goditjen më të madhe do ta pësojnë prodhuesit vendorë, etj. Kjo gjendje e paqëndrueshme e furnizimit me energji largon investitorët dhe, patjetër, do të favorizojë importin e shumë produkteve jetike”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit