24.9 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Shala: Thaçi është hija e zezë e Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti është pritur me brohoritje “Thaçi, Thaçi” të enjten pasdite në Vushtrri, aty ku shkoi për fushatë.

Opinionisti, Zejnullah Jakupi thotë se emocionet përhapen më shpejt me brohoritje e duartrokitje, e që sipas tij, shpesh ato vinë agresive, transmeton Klankosova.tv.

“Politikanët e theksojnë këtë si një identitet të forcuar”, tha tutje ai për “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, analisti politik, Azdren Shala, thotë se emri i ish-presidentit, Hashim Thaçi, tregon krizën në të gjithë spektrin politik në Kosovë.

“Përfshihen këtu krejt partitë opozitare. Kosova nuk e ka një Hashim Thaç, sepse ai ka një peshë të madhe politike edhe në histori. Pse Hashim Thaçi? Kjo tregon një fakt të keq për Albin Kurtin. Tregon që Albin Kurti, edhe në popull, te shumica absolute po lexohet lehtë. Fakti që i brohorasin ‘Hashim Thaçi’, tregon që Albin Kurti i ngrit në karrierë duke atakuar Hashim Thaçin”, u shpreh Shala.

Ndër të tjera, Shala tha se Thaçi është hija e zezë e Kurtit, ani pse nuk është fare në Kosovë.

 

Të ngjashme

Të fundit