13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shala: Tensionimi i situatës në veri deri në shkallën e kërcënimit me luftë, dakordim i Kurtit dhe Vuçiqit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thenë se tensionimi i situatës në veri të vendit deri në shkallën e kërcënimit me luftë ishte dakordim i mirë përgatitur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Duke tensionuar situatën në veri të vendit, çdo marrëveshje sado e dëmshme të jetë, në ditët në vijim do të prezantohet si sukses i Qeverisë së Kosovës në shmangien e luftës dhe arritjen e një marrëveshje paqësore”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi i plotë i Shalës:

Kur (ç) dakordohen Kurti e Vuçiqi!

Tensionimi i situatës në veri të vendit deri në shkallën e kërcënimit me luftë ishte dakordim i mirë përgatitur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke tensionuar situatën në veri të vendit, çdo marrëveshje sado e dëmshme të jetë, në ditët në vijim do të prezantohet si sukses i Qeverisë së Kosovës në shmangien e luftës dhe arritjen e një marrëveshje paqësore.

Sot po i shohim rezultatet e para të gjithë këtij skenari.

Rezultatin final do ta shohim së shpejti!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit