Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala është takuar me veprimtarin Bahtijar Sahiti.
Shala, ka treguar se Sahiti ishte në burg me babain e tij, ndërsa në UÇK më të.
“Bahtijari ka qenë në burg bashkë me babain tim kur ishte djalë i ri, kurse në UÇK ka qenë bashkë me mua kur ishte burrë i pjekur. Por, ai gjithmonë ishte i njëjti – i palëkundur, i pathyer dhe i pandalshëm për kauzën kombëtare”, ka shkruar Shala në Facebook.
Postimi i plotë:
Bahtijar Sahiti si nxënës në shkollë të mesme u ngrit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Ai u burgos si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981 në Drenas. Ai nuk e ndali kurrë angazhimin atdhetar, duke qenë më pas edhe ushtar i ditëve të para i UÇK-së.
Bahtijari ka qenë në burg bashkë me babain tim kur ishte djalë i ri, kurse në UÇK ka qenë bashkë me mua kur ishte burrë i pjekur. Por, ai gjithmonë ishte i njëjti – i palëkundur, i pathyer dhe i pandalshëm për kauzën kombëtare.
Edhe sot, me Bahtijarin rrugëtojmë bashkë për idealin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë.
VOTO #PDK131 #FeratShala16