34.4 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Shala: Kandidatura e z. Petrit Hajdari është legjitime, legale, institucionale dhe demokratike

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Ferat Shala, i ka dhënë mbështetje kandidatit nga Kryesia e PDK në Prishtinē, Petrit Hajdari, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se PDK është shtëpia jonë politike, e cila na ka bashkuar në shumë fitore historike për vendin.

Ai ka kërkuar të mbështetet Petrit Hajdari, duke thënë se Kandidatura e z. Petrit Hajdari është legjitime, legale, institucionale dhe demokratike.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar bashkëpartiakë,

PDK është shtëpia jonë politike, e cila na ka bashkuar në shumë fitore historike për vendin. Në qendër të këtyre sukseseve ka qenë, është dhe duhet të jetë patjetër dega e saj në Drenas.

Për ta ruajtur këtë rrugëtim të suksesshëm dhe historik, na duhen qetësi, urtësi dhe unitet.

Prandaj, në këtë frymë dhe mbi bazën e parimeve të demokracisë së brendshme, janë marrë edhe vendimet e fundit të Kryesisë së PDK-së, të cilat i kam mbështetur dhe do t’i mbështes.

Kandidatura e z. Petrit Hajdari është legjitime, legale, institucionale dhe demokratike.

Si të tillë duhet ta kuptojnë dhe ta mbështesin të gjithë qytetarët e Drenasit.

Unitetin e Degës së PDK-së në Drenas e kemi borxh ta ruajmë, dhe besoj fort se do ta ruajmë.

Prandaj ju ftoj që t’i bashkojmë radhët të gjithë, rreth flamurit të fitoreve, flamurit të PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit