Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili gjatë së enjtes tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.
Shala tha se rrugëtimi i Kosovës ka qenë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çdo devijim nga ky rrugëtim, mund t’i kushtojë shumë Kosovës.
“Tanimë në vigjilje të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës duhet të reflektojmë si institucione, si qytetar dhe si burrështetas. Në këtë prag të përvjetorit të Pavarësisë kemi ardhur bashkë me partnerët strategjik të kombit tonë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo gabim ose devijim nga ky rrugëtim historik është gabim historik që mund të na kushtoj si shoqëri dhe si shtet”.