16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Shala: Rrëzimi i statutit nga Kushtetuesja, jetik për Universitetin e Prishtinës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pasi kolegët e tij e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i cili është miratuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Shala, i cili është profesor në UP, ka thënë se statuti i këtij universitetit është bërë larg syve të publikut dhe pa përfshirjen e stafit akademik.

Ai ka thënë se rrëzimi në Kushtetuese i këtij statuti është jetik për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtinës”.

“Si një nga deputetët parashtrues të kërkesës për kontroll të kushtetutshmërisë, konsideroj se dërgimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ në Gjykatën Kushtetuese, është mbrojtje e universitetit. Ky statut, u bë larg syve të publikut dhe pa përfshirjen e stafit akademik, madje duke hequr nga përdorimi edhe emrin e heroit kombëtar, Hasan Prishtina. Ai nuk adreson asnjë nga sfidat dhe nevojat që ka universiteti, përveç interesave të grupeve të caktuara. Prandaj, është jetik për universitetin që ky statut të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i hapet rrugë një procesi të ri, transparent, për hartimin e statutit që adreson të gjitha nevojat e universitetit, dhe që e orienton atë drejt standardeve evropiane të arsimit të lartë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit