Home Lajme Shala: Rreth 600 mësimdhënës pritet ta lëshojnë vendin e punës pas gjysëmvjetorit të parë

Shala: Rreth 600 mësimdhënës pritet ta lëshojnë vendin e punës pas gjysëmvjetorit të parë

0
Shala: Rreth 600 mësimdhënës pritet ta lëshojnë vendin e punës pas gjysëmvjetorit të parë

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala deklaroi se në fund të kësaj jave kur edhe pritet të përfundojë gjysëmvjetori i parë i ketij viti shkollor, rreth 600 mësimdhënës do ta lëshojnë vendin e punës.

Kjo sipas saj, për shkak se të njëjtit do të ikin kryesisht në vende të ndryshme të Evropës.

“Në vitin 2023 ka qenë numri prej mbi 300 mësimdhënës që kanë kërkuar pushim pa pagesë në drejtoritë komunale të arsimit. Ndërsa këtë vit meqenëse gjysëmvjetori i parë i vitit shkollor 2023 – 2024 përfundon në fund të kësaj jave, pritet që numri i mësimdhënësve të cilët kanë bërë kërkesë për pushim pa pagesë, por ka edhe të tillë mësimdhënës që fare nuk kanë bërë kërkesë për pushim pa pagesë është diku rreth 500 apo 600 mësimdhënës të cilët do e lëshojnë vendin e tyre të punës. Edhe atë kryesisht duke ikur në vende të ndryshme të Evropës”, tha Shala në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Exit mobile version