26.9 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Shala reagon për deklaratat e Kurtit: Shembull i qartë i vdekjes së etikës politike

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka komentuar deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin.

Ai ka thënë se ky shembull është i qartë për “vdekjen e etikës politike”.

Postimi:

Kur vdes etika politike – rasti Kurti

Personalitetet politike që për një apo më shumë arsye, synojnë të qëndrojnë në pushtet, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga ndëshkimi për gabimet e veta, historia i njeh si figura pa etikë politike.

Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Ky fenomen sociopolitik manifestohet përmes dukurive si:

•Rrënimi i humanizmit,

•Autoritarizmi i brendshëm,

•Narcizmi politik,

•Ekstremizmi ideologjik, dhe

•Përfundon në një ego të përbindshme.

Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-ne.

Të ngjashme

Të fundit