Opinionisti Azdren Shala, në “Rubikon” ka folur rreth zgjedhjeve të sotme parlamentare të Shqipërisë.
Sipas Shalës, kryeministri aktual, Edi Rama nuk ka qenë në garë me rivalët e tij, po me protagonistët e epokave historike.
“Sa i përket Ramës, përveç dobësisë së Berishës, apo PD-së që ka qenë gjatë gjithë kohës në garë me vetën, dhe jo me Ramën në këtë mandat të fundit, unë pajtohem që Rama ka goxha arritje. Për mua, Ram sot, në këtë stad të zhvillimit politik dhe ekonomik ku është Shqipëria, ky nuk është në garë me rivalët e vetë, ky është në garë me disa epoka historike dhe me protagonistë të atyre epokave”, u shpreh Shala.