10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Shala: Qytetarët e meritojnë ta dinë të vërtetën për menaxhimin e krizës energjetike

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala,  në një konferencë për media me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se shifrat dhe faktet tregojnë më së miri arsyeshmërinë e kërkesës së vazhdueshme për themelimin e Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike.

“Si parti, si grup parlamentar dhe komision, kemi kërkuar që urgjentisht të formohet komisioni hetimor. Këto kërkesa nuk do të ndalen, përkundrazi, do të shtohen. Qytetarët e meritojnë të dinë të vërtetën. Pse po bllokohet themelimi i Komisionit hetimor nga qeveria?”, ka thënë Shala.

Më tutje, ai ka thënë se kjo situatë dëshmon edhe paaftësinë e kësaj qeverie për tu marrë me këtë problematikë.

“Kjo situatë tregon edhe paaftësinë institucionale në menaxhimin e krizës me energjinë, keqmenaxhimin e skajshëm të sektorit energjetik dhe së fundmi, dëshmon haptazi edhe tentimin e Qeverisë për të fshehur të vërtetën në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Shala.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit