Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Hamza do të përkujdeset për veteranët, familjet e dëshmorëve, për mësuesit, për policët, mjekët, zjarrfikësit, etj.
Këtë deklaratë, Shala e ka dhënë gjatë një tubimi në Komoran të Drenasit.
“Një ekonomi që gjeneron zhvillim e punësim, një qeverisje që kujdeset për veteranët, familjet e dëshmorëve, për mësuesit, për policët, mjekët, zjarrfikësit është drejtimi që i duhet Kosovës pas 9 shkurtit. Mbështetje të madhe gjetëm edhe në nëndegën e tretë të PDK-së në Komoran, një lokalitet që gjithmonë ka qenë krah nesh. Faleminderit për mbështetjen!VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.