Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se Qeveria po planifikon të realizojë dy procese të paligjshme në të njëjtën kohë, regjistrimin e popullsisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Shala ka pyetur se kujt i duhen këto procese kaq të kushtueshme, jo transparente dhe kaq të pasigurta.
“Qeveria po planifikon të realizojë dy procese të paligjshme në të njejtën kohë.
Regjistrimin e popullësisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunat Veriore të vendit. Të dyja këto procese të rëndësishme, bien ndesh ligjërisht!
Ligji për regjistrimin e popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave, kapitulli IV, neni 22, pika 3 thotë:
“Regjistrimi i popullësisë nuk realizohet në situata të veçanta, si : zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorë të jashtëm në një periudhë jo më pak se gjashtë (6) muaj para regjistrimit. Në raste të jashtëzakonshme, data e regjistrimit rishikohet”.
A është e qëllimshme kjo lojë politike dhe ku po na dërgon qeveria me këto veprime antiligjore?
Cili nga këto procese duhet të anulohet, apo çka ndodh nëse qeveria e shkel ligjin publikisht?
A po rrezikohet procesi i regjistrimit të popullësisë qëllimisht për here të tretë radhazi, edhe pse deri më tani qeveria ka ndarë shumë mjete në pregatitjen e procesit të regjistrimit të popullësisë. Ka angazhuar shumë punëtorë, ka ndarë shumë mjete për pajisje teknologjike, ka kryer disa tender njëburimorë, si psh: për automjete, për tablet, etj.
Gjithë ky proces i kushtueshëm financiarisht dhe politikisht, po shoqërohet me një pasiguri të madhe implementuese që nga faza e rekrutimit të stafit e deri tek shkalla e rrezikshmërisë së ndërhyrjeve kibernetike në procesin e regjistrimit.
Kujt i duhen këto procese kaq të kushtueshme, jo transparente dhe kaq të pasigurta” shkruan Shala në reagim