-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Shala: Qeveria Kurti po i mbron dhe instalon lidhjet familjare në nivelet e larta të ekonomisë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër emërimet e fundit të gruas së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe nipit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, në KOSTT.

Sipas Shalës, këto emërime janë një shenjë e qartë e nepotizmit dhe lidhjeve familjare të theksuara në “Qeverinë Kurti”.

‘’Arsyeja se pse sot opozita sot nuk mori pjesë, dhe e bojkotuam, pasi që lista është qind për qind politike dhe qind për qind familjare e eksponentëve të VV-së, në këtë relacion është retorika e njëjtë vendosja e familjarëve në pozitat kyqe të familjarëve në pozicionet tjera menaxheriale në sektorin e energjisë me theks të veçantë’’, thotë Shala për FrontOnline.

Ai shprehet se tashmë ndërmarrjet publike janë në duart e familjarëve dhe grupeve të interesit të VV-së.

‘’E kemi thënë se tashmë ndërrmarrjet publike janë në duar të familjarëve të caktuar, të grupeve të interesit të familjarëve të VV-së’’, potencon Shala

Sipas tij, Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon lidhjet familjare nëpër nivelet kyçe të instituticoioneve

‘’Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon krejtësisht lidhjet familjare dhe farefisnore nëpër nivelet më kyqe të ekonomisë dhe sektorit ekonomik në vend’,’ tha deputeti Shala, për FrontOnline.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit