Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në emisionin “Real Talk me Maxhunin i cili transmetohet në Periskop dhe T7ka thënë se në Qeverinë Kurti energjia elektrike është shtrenjtuar tre herë dhe në të tre rastet nuk ka pasur asnjë analizë të mirëfillt nga institucionet e pavarur të Kosovës si ZRRE dhe Autoriteti i Konkurrencës për ta dhënë një mendim.
Shala ka përmendur se KEDS energjinë elektrike e blenë nga KEK 30 euro megavatin dhe qytetarëve ua faturon 120, 200 e deri në 300 euro megavati.
“Sot në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, përveç Ukrainës, askush në Evropë nuk e blen megavatin më shtrenjt se Kosova”, ka thënë Shala.
Deputeti Shala e ka quajtur demagogji të skajshme kur është pyetur për premtimin e Kurtit që do ta ulë çmimin e energjisë kur të vjen në pushtet.
“Parimisht ai ka ardhë me këtë demagogji të skajshme intelektuale, njerëzore, politike dhe ekonomike. Ka ardhë me këtë populizëm të skajshëm jo real e jo human, dhe sot nuk i përmend këto. Ka krijuar monopol mbi sektorin sot (bizneset) po dalin në treg të lirë ku praktikisht Kosova juridikisht është duke bërë shkelje të mëdha dhe po shkatërrohen ekonomikisht celulat e para ekonomike”, ka deklaruar ai.
Fat i zi për Kosovën e ka konsideruar Shala qeverisjen Kurti në menaxhimin e sektorit të energjisë, duke folur për aplikimin për licencë për tregtim të energjisë nga vëllai i Luan Dlipit, shefit të kabinetit të Kurtit në tregtimin e energjisë.
“Nuk ka mundësi të flas Albin Kurti, e them me përgjegjësi, sepse ai e dinë që linjat e tij po pasurohen tej mase me kompani fiktive me 1 e 2 punëtor. Tash së fundi edhe pjesë nga kabineti i tij po hapin biznese dhe po e provojnë fatin. Për Kosovën ky është fat i zi sepse iu ka kushtuar qytetarëve tashmë miliard euro nga ardhja e kësaj Qeverie në sektorin energjetik”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se nuk ka kushte që bizneset të dalin në tregun e lirë, sepse Qeveria nuk ka krijuar legjislacion. Ai ka thënë se PDK është pro tregut të lirë, por jo në këtë mënyrë.
“Qeveria ka pasur obligim që ligjet të avancohen dhe impelemtohen dhe para 5 viteve Vetëvendosje nuk e ka lënë liberlaizimin e tregut”.
“Qeveria është dashur t’i ketë edhe disa investitor strategjik në energji, por Kurti të gjithë i ka hequr, sepse tash e instaloj rrjetin e fitimit të korruptuar, sepse tash krijojë kompani dhe janë krijuar kushtet që t’i dërgohen klientela këtyre që qarkullojnë miliona euro brenda ditës”, ka thënë ai