3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Shala: Qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK

Shala ka thënë se një gjë e tillë dëshmon keqmenaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

“Për të kryer remontin në Bllokun A5 në KEK, Qeveria kontraktoi një kompani që prodhonte dyer e dritare. Ky është një shembull i keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga kjo qeveri, por edhe i keqpërdorimeve me kontratat njëburimore. Asokohe, unë pata reaguar në Kuvendin e Kosovës për këtë skandal. Kosova meriton më mirë edhe në sektorin e energjisë!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ferat Shala është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe mban numrin 16 në listën e PDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit