12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Shala: Qeveria Kurti, jo vetëm që ka ndotur diskurin publik, por ka thelluar edhe degradimin mjedisor

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar Raportin e Progresit sa i përket mjedisit në vendin tonë.

Shala ka thënë se “Kosova ka mbetur në pikën zero sa i përket objektivave që ndërlidhen me riciklimin dhe menaxhimin e integruar të mbeturinave”.

Kjo qeveri, jo vetëm që e ka ndotur diskurin publik me narrativat e saj, por ka thelluar edhe degradimin mjedisor. Ky është konstatim fatkeqësisht i lehtë për t’u nxjerrë nga Raporti i Progresit për vitin 2023. Nga Raporti theksohet se ka dështim në vlerësimet e duhura mjedisore gjatë procedurave të dhënies së lejes për hidrocentrale, parandalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e ndotjes industriale”.

“Kosova ka mbetur në pikën zero sa i përket objektivave që ndërlidhen me riciklimin dhe menaxhimin e integruar të mbeturinave. Ky dokument ka evidentuar se Kosova është vonuar në Miratimin e Strategjisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm 2022- 2030, të Planit Kombëtar për Reduktimin e Shkarkimeve dhe të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, të cilat janë dokumente esenciale për menaxhimin e mjedisit dhe parandalimin e ndikimeve të dëmshme në mjedis”.

Shqetësuese janë edhe gjetjet që evidentojnë se Kosova nuk është në gjendje të hartojë masa të duhura për reduktimin e ndotjes së ajrit, përkundër faktit se ka përfunduar identifikimi i detajuar i burimeve të ndotjes së ajrit. Ky degradim duhet të ndalet! Por, kjo nuk ndodhë me një qeveri që degradon gjithçka në secilin sektor. Kosova meriton më mirë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit