6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Shala: Qeveria Kurti e ka stagnuar ekoniminë e vendit, po improvizon kinse ka vende të reja pune

- Advertisement -

Partitë opozitare e një pjesë e analistëve politik, po konsiderojnë se Kurti ka dështuar në qeverisjen e vendit.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë për “Expose” se për tri vjet të Qeverisë Kurti, Kosova ka pasur syagnim në aspektin ekonomik.

Sipas tij, përgjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur hapje të vendeve të reja të punës e as investime direkte të huaja.

“Tri vite të Qeverisë Kurtit në aspektin ekonomik i kemi parë si stagnim dhe në disa sektor kemi regres, nuk kemi parë investime strategjike, invesitorë rinjë, investime të mëdha kapitale, prodhime vendore, industri stabile, për kundër kemi parë një inflacion në trend të rritjës, kemi parë rritje të importeve, zvogëlim të eksporteve dhe në totale gjithë parametrave sociale ekonomike gjatë këtij mandati kanë qenë dëshpruese dhe negative, fatëkeqësishtë kjo ka rezultu pastaj dhe me pasoja të mëdha të ikjës së fuqisë punëtore e shumë, veprimeve tjera të cilat direkt dhe në indirekt e kanë ngarkuar gjendjen ekonomike të vendit tonë”, tha Shala.

“Kur ka ardhur Qeveria Kurti i ka gjetur dhjetëra kërkesa të invesitorëve strategjikë në sektorë të caktuar të industrisë minerale të energjisë së pastër dhe invesitorë të fushave të bujqësisë. Sot nuk ka asnjë investim me të cilin mund të krenohemi në këtë periudhë tri vjeçare, sot nuk kemi asnjë invesitorë që shohim duke investuar”, shton ai.

“Nuk kemi hapje të vendeve të reja punës në kuptimin praktik përveç shifrave improvizuese që Qeveria i proklamon , nuk kemi prodhim vendor të konsiliduar.
Kemi rritje të jashtëzakonshme të importeve e që në fakt shohim vetëm paketa sociale të Qeverisë e cila po shpërndanë mjete kesh, që nuk japin rezulatat pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit