Azdren Shala nga PSD thotë se nga rezultatet e diasporës, prapë do të prijë Vetëvendosja, ku sipas tij jo në mënyrë dominante si në zgjedhjet paraprake të vitit 2021.
Shala është deklaruar se qeveria e ardhshme nuk do të ketë jetëgjatë, që sipas tij 2026 mundet Kosovën ta dërgojë në zgjedhjet e reja.
“Prej këtyre tri partive politike shqiptare unë nuk kam besueshmëri nga këto tri parti. Rezultati i diasporës shkon në proporcion të drejtë me atë që është në Kosovë, prapë do të prijë Vetëvendosja jo në mënyrë dominante qysh ka prirë në 2021, ka me qenë i pamjaftueshëm çfarëdo qoftë rezultati që VV-ja me bë vetë Qeverinë me pakicat jo serbe. Qeveria e ardhshme çfarëdo qoftë nuk ka me pas jetëgjatë, 2026 shumë lehtë neve mundet me na dërgua në zgjedhjet e reja. Nga partia në pushtet është bërë çmos për me marrë atë se çka kanë dashtë, këta e kanë dashtë shumicën absolute që i bie mbi 51% që me pas dorën e lirë me krijua qeverinë”, ka deklaruar Shala në emisionin “Ditari” në tëvë1./teve1.info/