17.3 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë, pikë (VIDEO)

- Advertisement -

Analisti Azdren Shala ka folur rreth procesit të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sipas tij, pushtetit i leverdisë dënimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu shtoi se Gjykata Speciale është duke vepruar në një tjetër univers paralel.

“Dënimi është gati, unë nuk kam dilema që nuk kanë me i dënu, kjo Gjykatë [Speciale] është duke vepruar krejt më një univers paralel. Por te ne nuk ka iniciativë, i vetmi që ka marr iniciativë është Nasim Haradinaj, sepse konsideron me të drejt që aty janë shkelur të drejtat”.

“Në 2019 ne e kemi pasur një iniciativë me zhbë Gjykatën Speciale, a e dini kush nuk i dhënë votat, Lëvizja Vetëvendosje, pas telefonatës që ia bën Rexhep Selimi, Albin Kurtit në burg. Fillimisht kanë qenë pro”, u shpreh Shala.

“Te ne, ne nuk kemi pa iniciativa por heshtje të plotë, që për ne është miratim i plotë, për mua këtij pushteti i leverdisë dënimi i djemve tanë, pikë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit