17.5 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

- Advertisement -

Deputeti dhe ish-ministri i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë në EURO n’T7 se secilin veprim që qeveria Kurti e ka bërë në sektorin e energjisë, e ka bërë me prapavijë të qartë.

Kjo, sipas Shalës, vërehet edhe me emërimet e qeverisë Kurti në secilin pozicion strategjik në sektorin energjetik.

Shala thotë se dëshira për të kontrolluar gjithçka në energji u shpërfaq nga pushteti aktual duke e vendosur Taulant Kurtin, vëllain e kryeministrit, në pozitë strategjike në KEK.

“Vendosja e kuadrove politike në pozita strategjike për të kontrolluar gjithçka në këtë sektor është bërë përditshmëri e tyre. Tash së fundi, vendosja e vëllait të kryeministrit në zyrën e faturimit të energjisë. Çka ka më kërku kryeministri në zyrën e faturimit? Gjithë tregtimi i energjisë në vend bëhet nga ajo zyrë ku së fundi është vendosur vëllai i kryeministrit. Kurti, para tri vitesh, herë deklaronte se ka e herë se nuk ka kapacitet KEK-u me shit energji elektrike. Tash i gjeti kuadrot për t’i vendosur në atë zyrë, dhe kë vendosi? Njeriun që i beson më së shumti – vëllain e tij. S’ka më të besueshëm se vëllai, e sidomos tek kontrolla e faturave. Nuk besoj që kryeministri nuk e di se ku i punon vëllai, përkundrazi, besoj shumë se ai di gjithçka”, ka pohuar deputeti Shala.

Në anën tjetër, pushteti i Kurtit, sipas deputetit Shala, secilin veprim që e ka bërë këto pesë vite, e ka bërë në shërbim të importit të energjisë elektrike.

Shifra marramendëse janë shpenzuar në import të energjisë për këto pesë vite – rreth 600 milionë euro, ndërsa bashkë me subvencionet dhe shpenzimet tjera qeveritare, sipas deputetit Shala, e kalojnë shifrën prej 1 miliard eurosh.

Të ngjashme

Të fundit