Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një video të rrallë nga lufta e UÇK-së.
Shala i cili ka qenë epror i lartë në UÇK, ka thënë se rruga drejt lirisë nuk ishte aspak e lehtë.
Rruga drejt lirisë nuk ishte aspak e lehtë. Ishte kohë plot dhimbje, sakrifica por edhe krenari e ideal. Mirënjohje secilit ushtar të UÇK-së dhe çdo qytetari. Kujtoj me emocione të mëdha atë kohë të vështirë, kur çdo ditë ishte një betejë për jetë a vdekje. Ishim të përkushtuar për të shpëtuar çdo njeri, çdo civil që gjendej në mes të zjarrit të luftës, për të plagosurit që luftonin për jetën dhe për fëmijët. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e mundimshme, por në çdo hap të saj, ndihej fuqia e solidaritetit dhe vendosmëria jonë për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, për të mos e braktisur askënd”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
https://www.facebook.com/share/r/15YLPtqtgb/