3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Shala publikon statistikat: 4.3 për qind është mesatarja e rritjes ekonomike për periudhën 2020-2024

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat  Shala, ka thënë se 4.3 për qind ka qenë mesatarja e rritjes ekonomike gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Shala, i cili është kandidat për deputet me numrin 29 në listën e PDK-së, ka thënë se rënia ekonomike nuk është vetëm statistikë, por pasqyrë e mungesës së politikave efektive për të ruajtur dhe përmirësuar stabilitetin ekonomik.

“Mesatarja e rritjes ekonomike në Kosovë për periudhën 2010-2019 ishte 4.6% e GDP-së, një periudhë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Ndërsa për periudhën 2020-2024, kjo mesatare ka rënë në 3.61%, përfshirë edhe vlerësimin e BQK-së për 2024 prej 4.3%. Kjo rënie prej 1% nuk është vetëm statistikë – është pasqyrë e mungesës së politikave efektive për të ruajtur dhe përmirësuar stabilitetin ekonomik. Rënia prej -5.3% të GDP-së në 2020 u justifikua me pandeminë, por çfarë u bë për të ndërtuar një ekonomi më rezistente? Rritja e 10.7% në 2021 ishte thjesht rikuperim, jo rezultat i strategjive të mirëfillta. Sot, politikat ekonomike po dështojnë të sigurojnë një kurs të qëndrueshëm për të ardhmen. A ka Kosova një plan real për rritje ekonomike të qëndrueshme apo vazhdon të mbetet peng i justifikimeve dhe paaftësisë? Këto të dhëna zyrtare flasin qartë dhe nuk lënë vend për manipulime – Kosova meriton më mirë!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit