6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Shala: Projekti i ZRRE-së kryekëput qeveritar

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë që kjo parti është kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së.

Shala ka rënditur arsyet se përse Partia Demokratike e Kosovës është kundër shtrejtimit të energjisë elektrike.

“Jemi kundër ngritjes së çmimit të energjisë. Kjo  për arsye se as metodologjia, as koha , as praktika e as momenti nuk është që sot të ngritet çmimi i energjisë. Aq më hiç kur kemi një kalkulim dhe një projekt që na sillet përmes dorës zë ZRRE-së i cili është kryekëput projekt qeveritar”, ka thënë Shala në T7.

Tutje, Shala ka thënë se shtrejtimi i energjisë elektrike është bërë në koordinim me Qeverinë pavarësisht se kjo e fundit po mundohet ta mbulojë këtë.

“ZRRE do të duhej të ishte dhe baza ligjore dhe kushtetuese i garanton që të jetë i pavarur. Fatkeqësisht një gjë e tillë po vërtetohet çdo ditë e më shumë që aty kemi ndërhyrje direkte politike. Vet raporti që ne sot e kundërshtuam është raport i hartuar bashkërisht, Qeveri dhe ZRRE. Përkundër se u tentua që të mbulohet kjo, sot u shpërfaq e tëra që raporti u hartua në konsultë të plotë me Qeverinë”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se përfundimisht vendos mazhoranca përmes mekanizmave dhe Bordit që i kanë instaluar në ZRRE.

“Përfundimisht fatkeqësisht vendos mazhoranca përmes mekanizmave dhe Bordit që tani kanë instaluar në ZRRE”, tha ai. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit