7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shala: Projekti i hidrombushjes, ndër ndryshimet e mëdha gjatë menaxhimit të “Trepçës”

- Advertisement -

Ish-drejtori menaxhues i ndërmarrjes “Trepça”,  dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në kuadër të “Javës së minatorëve”, ka prezantuar edhe një tjetër projekt të cilin e ka realizuar gjatë kohës sa ka drejtuar këtë ndërmarrje.

Shala ka thënë se bëhet fjalë për projektin e hidrombushjes. “Projekti i Hidrombushjes u realizua nga inxhinierët, mekanikët dhe minatorët e ‘Trepçës’. Për herë të parë ne filluam që hapësirat e zbrazëta të minierës së Stantërgut, t’i mbushnim me hirin e freskët të termocentraleve të Kosovës. Projekt ky i cili përmirësoi sigurinë në punë, rriti efikasitetin dhe përmirësoi mjedisin”, ka shkuar Shala në “Facebook.

Postimi i plotë i Shalës:

PËR NDERË TË JAVËS SË MINATORËVE

Në kuadër të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në ndërmarrjen “Trepça” gjatë menaxhimit tim, ka qenë edhe projekti i Hidrombushjes.

Ky projekt është zhvilluar me ndihmën e donatorëve dhe Qeverisë së Kosovës, të asaj periudhe.

Ishte planifikuar që kompanitë ndërkombëtare ta implementonin (kompani sllovene), por ne e morëm përsipër  që implementimin ta kryenin punëtorët dhe inxhinierët e “Trepçës”.

Me mobilizim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, dhe me afat rekord prej 2 muajsh, me çmim minimal implementues, projekti i Hidrombushjes u realizua nga inxhinierët, mekanikët dhe minatorët e “Trepçës”.

Për herë të parë ne filluam që hapësirat e zbrazëta të minierës së Stantërgut, t’i mbushnim me hirin e freskët të termocentraleve të Kosovës.

Projekt ky i cili përmirësoi sigurinë në punë, rriti efikasitetin dhe përmirësoi mjedisin.

Me fat!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit