1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Shala: Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë

- Advertisement -

Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë.

Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ku në Shtëpinë Muze të Poklekut, ishte për vizitë edhe emri që i dha jehonë në botë vuajtjes sonë si popull, ambasadori William Walker.

Postimi i plotë i Shalës në Facebook:

Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë.

Në Shtëpinë Muze të Poklekut, ishte për vizitë edhe emri që i dha jehonë në botë vuajtjes sonë si popull, ambasadori William Walker. Kjo shtëpi është një vend kujtimi i përhershëm për 53 civilët e masakruar më 17 prill 1999. Nuk u kursyen as fëmijët dhe të moshuarit nga fushata kriminale e çetnikëve serbë.

Sado e vështirë të jetë e kaluara jonë si popull, kujtesa jonë kolektive asnjëherë nuk duhet të harrojë kontributin e z. Walker për lirinë tonë dhe sakrificën e gjithë viktimave të luftës, të cilët me gjakun e tyre formësuan rrugën tonë drejt lirisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit