8.5 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Shala: Plani i Kurtit është ta shndërrojë Kosovën në autokraci

- Advertisement -

Opinionisti Azdren Shala, ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti, ka një projekt të rrezikshëm politik për Kosovën.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala tha se, sipas tij, Kurti e ka në plan ta shndërrojë shtetin në autokraci.

“Kurti projekton me marrë më shumë, në mënyrë që prapë me zgjedh presidentin me vota të veta. Ky e ka atë synim. Kurti ka me e përqendru pushtetin në duar të veta, kemi me kalu në një autokraci elektorale, si është Shqipëria, Serbia… Opozita e ka veç një zgjidhje, a ma mirë është me shku në zgjedhje e mos me u bë palë e këtij rrugëtimi, e këtij projekti të rrezikshëm politik, apo me luftu deri në fund?”, u shpreh opinionisti në Klan Kosova.

Sa i përket (mos)kandidimit të Vjosa Osmanit për presidente të vendit, Shala tha se Kurti nuk e do shefen e shtetit sërish në këtë post, siç tha ai, për afërsinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurti është antiamerikan”, theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit