Publicisti dhe shkrimtari Blerim Shala, ka folur rreth procesit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Shala në Rubikon tha se edhe pas pavarësisë, vendi ynë është përballur me vështirësi, siç është ajo e Dhomave të Specializuara.
Ai theksoi se me këtë rast lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e domosdoshme.
“Neve na ndodhi rezoluta e Asamblesë së GJND-së, neve na ndodhi raporti i Dick Martyt. Tash në njerën anë merremi me pasojat e Dhomave të Specializuara, ne e kemi emrat e ish-figurave të shquara të UÇK-së. Faktikisht lufta e UÇK-së është dërguar në karantinë. Është bërë dyshimi i madh se çfare lufte kemi bërë? Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme”, tha Shala në Rubikon në Klan Kosova.