Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një vendim të ri për familjet përfituese të asistencës sociale e që nënkupton se do të ketë rritje për 20% nga ky muaj.
Deputeti i PDK-së¸ Ferat Shala, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Qeverisë në detyrë, të cilin e ka quajtur si vendim për mbijetesë të VV-së dhe sipas tij me vendime të tilla LVV po tenton të blejë votën e qytetarëve.
‘’Kjo Qeveri në ikje, që ka bllokuar vendin me shume se një vit, tash po mundohet të blejë edhe një here votën e qytetarëve’’, tha ai.
Sipas tij, PDK ka kërkuar që moti të ketë rritje për shumë kategori të tilla.
‘’Vendim i LVV-së për mbijetesë. Orvatje për të manipuluar apo si me thënë për të blerë vote e qytetarëve. Ne kemi thënë se skemat sociale është dashur me kohë që të ndryshojnë dhe të rritën, për shume kategori’’, tha ai.