29.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Shala për rënien e të gjitha blloqeve të KEK-ut: Ky është sabotim i shtetit, organet e drejtësisë të nisin hetimet

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka konsideruar si ndër skandalet më të mëdha të ekonomisë dhe politikës sektorin e energjisë elektrike.

Shala, duke folur për rënien e të gjitha blloqeve të prodhimit të energjisë, menaxhimin e sektorit të energjisë e ka konsideruar skandaloz dhe abuzivë.

“Në parim ky është rast tepër i veçantë i papërsëritshëm me pasoja tepër të rënda për ekonominë e vendit veprim që lirisht mund të klasifikojmë  ndër skandalet më të  mëdha edhe ekonomike dhe politike që ndodhin në sektorin e energjisë por veçanërisht në ekonominë e vendit. Krejt, kjo si rezultat i një menaxhimi skandaloz, vulgarë, abuzivë  me sektorin energjetikë. Çka unë personalisht  dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tash e pesë vite rresht e ka paralajmëruar qeverinë për menaxhimin e skajshëm ekstrem joprofesional dhe joadekuatë edhe në kuptimin e resurseve njerëzore edhe në kuptimin teknologjikë por edhe në kuptimin investivë”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi për akterët e involvuar, duke i ftuar edhe organet e drejtësisë të nisin hetime.

“Pra, kjo që sot po i ndodhë vendit kërkon llogaridhënie të madhe politike njerëzore, juridike dhe po ashtu një përgjegjësi të madhe gjyqësore për të gjithë akterët që janë të involvuar direkt dhe indirekt që sot mafia energjetike kërkon duar në rajonin Ballkanit si rezultat veprimeve me ose pa dashje të qeverisë Kurti”, ka thënë Shala.

Ish-kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala e ka konsideruar si ditë të rënda për qytetarët dhe bizneset mungesën e energjisë elektrike.

“Për qytetarët dhe bizneset vërtetë është ditë e rëndë. Ditë të cilën nuk ia kisha dëshiruar kurrë. Ditë të cilën as ata as unë personalisht nuk e kemi menduar se një qeveri e tillë e papërgjegjshme duke qenë shumë kushinete për hapat që i ka bërë më shumë se pesë vite sot ua kthen në këtë formë sepse gjithë këtë kosto barrën e mbartin qytetarët e Kosovës për bizneset dhe kjo është rezultat definitivë, absolut i menaxhimit dhe i qeverisë Kurti”, ka thënë Shala.

I pyetur se a duhet të jap dorëheqje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli?

Ai ka thënë se dorëheqja është e paktë duke e konsideruar si sabotim të shtetit.

“Dorëheqja është e paktë tash e tutje, ky është sabotim i shtetit dhe definitivitsht këtu duhet të veprojnë organet të tjera”, ka thënë

Të ngjashme

Të fundit