Home Ballina Shala për qeverinë Kurti: Kanë importuar energji jashtëligjshëm, kanë punuar me kompani pa licencë

Shala për qeverinë Kurti: Kanë importuar energji jashtëligjshëm, kanë punuar me kompani pa licencë

0
Shala për qeverinë Kurti: Kanë importuar energji jashtëligjshëm, kanë punuar me kompani pa licencë

Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për problemet me energjinë e krizën me të, duke thënë se është importuar jashtëligshëm energji, shkruan Gazeta Express.

Shala ka thënë edhe se është punuar me kompani që s’kanë pasur licencë.

Pos këtyre, kandidati për deputet nga PDK-ja ka thënë edhe se ‘‘700 milionë euro ka qenë importi i energjisë nga kompanitë serbe dhe boshnjake për periudhën e qeverisë Kurti’’.

‘‘Mënyra e degradimit dhe e shkatërrimit të administratës shtetërore, rregullatorëve që mbajnë barrën e stabilizimit të normaliteti zhvillimor të vendit. Vendosja e militantëve politikë të dëgjueshëm, tenderat burimor në KEK, dhe mos implementimi i projekteve të mirëmbajtjes së asteve të gjeneruese të KEK-ut e të Trepçës, ka bërë që sot industria energjetike në vend dhe ajo minerare në Trepçë janë para falimentimit me qindra milionë euro damë që kanë shkaktu, dhe do të kemi pasoja edhe muajt e ardhshëm. Ajo çka ka ndodh në industrinë energjetike, përveç që është pjesë e hetuesisë, unë jam thellë i bindun se nëse ka auditimit të mirëfilltë për katër vite, atje dami është kolosal. Kompanitë që prodhojnë dyer e dritare, i dërgojnë dhe u dhanë tendera me ua bë remontin e termocentralit. Ose të rasti i Trepçës që angazhojnë arkeolog në Trepçë. 700 milionë euro ka qenë importi i energjisë nga kompanitë serbe dhe boshnjake për periudhën e qeverisë Kurti. I kemi humbur rreth 1.3 miliardë euro në total. Është i informuar kreu më i lartë i shtetit, shteti ka hierarki institucionale. Kryeministri ka përgjegjësi institucionale. Që këta kanë importu jashtëligjshëm energji, këta kanë punu me kompani të cilat kanë qenë pa licencë, përkundër paralajmërimeve tona si komision’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.

Exit mobile version