19.2 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Shala për mosshtrenjtimin e rrymës në veri: Shkelje e çdo parimi njerëzor

- Advertisement -

Ferat Shala, deputet i PDK-së,  ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë. Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

“Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor”, tha Shala për FrontOnline.

Shala ka shtuar se Qeveria “Kurti” dhe mekanizmat e saj po e bëjnë këtë, çka Shala konsideron se  është një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të qytetarëve.

“Kjo është pabarazi  e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat  saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore”, deklaroi Shala.

Të ngjashme

Të fundit