8.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Shala për Hekuran Muratin: Ministër mediokër që veç di të shajë opozitën

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se me vendimet që po merr Gjykata Kushtetuese për ligjet e Qeverisë Kurti po tregojnë paaftësinë e kësaj të fundit.

Shala thotë se ministri Murati është i papërgatitur të merr obligimet dhe detyrat që i takojnë.

“Paaftësia dhe mashtrimi institucional po shpërfaqet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë është vërtetuar që ministri i Financave është i papërgatitur të merr përsipër obligimet dhe detyrat që i takojnë”, tha Shala.

Teksa foli për vendimin e Kushtetueses për tatimin në pronë, Shala theksoi se një ligj i tillë ishte kundërshtuar me kohë nga PDK-ja.

“Vendimi për tatimin në pronë si i tillë që nxorri ministria ishte i dëmshëm dhe kundërligjor, u kundërshtua nga PDK-ja me kohë, por nuk kishte vullnet ta tërheq Qeveria. Tani kemi vendimin e Gjykatës që vërteton qëndrimin tonë”, shton Shala.“E çka i mbetet tjeter këtij ministri mediokërr perveç ta shaj opozitën”, tha Shala për GazetaBlic.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për pezullimin e Nenit 5 të ligjit të ndryshuar për Tatimin në Pronë, nen ky i cili mundëson komunat të falin një pjesë të barrës tatimore për vitin 2023, deri në 100 euro. Ndaj këtij vendimi ka reaguar ministri i Financave Hekuran Murati, i cili thotë se Neni 5 e përcakton që vendimmarrja për falje u takon komunave.

“Me fjalë tjera, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja”, ka shkruar Murati në Facebook.“Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave”, vijon Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit