2.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Shala: Pasaportat serbe të Kosovës u legalizuan nga Qeveria Kurti (Video)

- Advertisement -

Qytetarët serbë të Kosovës, po udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian me pasaportat e lëshuara nga institucionet paralele të Serbisë.

Njohjen e këtij dokumenti, BE-ja e ka bërë në vitin 2024, duke i liberalizuar vizat edhe për serbët e Kosovës.

Analisti Azdren Shala, deklaroi në studion e Kosova Today se kjo burim nga neni 7 (vetëmenaxhim) i Marrëveshjes së Ohrit.

“Njohja e pasaportës, nuk lëshohet nga Ministria e Brendshme e Serbisë por nga Drejtoria për Koordinim e saj, si entitet i veçantë politik në Republikën e Kosovës, baras me neve”, deklaroi ai.

“Pra, jonë legalizuar. Këto kanë ekzistuar gjithmonë por janë legalizuar. Kanë qenë ilegale, por me këtë qeveri dhe me këtë marrëveshje jonë legalizuar”, theksoi Shala.

“Pra, këtu është sinjali i parë që Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, nuk është thjeshtë një OJQ, por është një organizim politik, juridik, administrativ që e ka funksionin e shtetit”, shtoi analisti Azdren Shala në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit