6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Shala pas takimit me ministren gjermane: Gjermania, partnere strategjike e Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputeti Ferat Shala, ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Shala ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për shkallën e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e mjedisit.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se Gjermania është partnere strategjike e Kosovës.

“Sot, bashkë me kolegët nga Komisioni për Ekonomi dhe ai i Mjedisit, pritëm në takim znj.Anna Lührmann, ministre e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Klimë, në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane. Në takim të përbashkët u informuam për interesimin dhe shkallën e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe energjisë. Po ashtu informuam ministren gjermane, për sfidat që Kosova po kalon në këto fusha. Shteti gjerman ka qenë dhe mbetet një nga partnerët tanë strategjik”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit