Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se në vitin 2024 ka pasur shumë sfida, por ka theksuar se në Kosovë përgjithësisht ka arritur të mbizotërojë siguria, megjithëse e brishtë.
Shala ka thënë se raportet ndërkombëtare e kanë paraqitur Kosovën si një vend shumë të sigurt.
Madje, ai ka thënë se me prezencën e NATO-s dhe faktorëve të tjerë “Kosova mund të jetë më e sigurt se Gjermania”.
“Siguria vazhdon të jetë e brishtë edhe pse konsideroj se kjo fjala e brishtë është pak relative sepse raporti ndërkombëtar e vlerësoi Kosovën si një nga vendet më të sigurta në Evropë për nga krimet ordinere, por edhe duke marrë parasysh edhe prezencën e NATO-s”, ka thënë Shala.