Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka njoftuar kalimin në lexim të parë të një projektligji të rëndësishëm.
Deputeti i PDK-së ka thënë se projektligji për mbrojtjen e konsumatorëve do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilën kaluam në lexim të parë projektligjin për plotësim ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe të njejtin e proceduam tutje për Kuvend.
Ky projektligj me votën tonë do të jetë në shërbim të konsumatorëve dhe qytetarëve, në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë.
Projektligjet e natyrës së rëndësishme për qytetarët dhe konsumatorët, do të mbështeten fuqishëm në kontinuitet” shkruan Shala në njoftim.