Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka qëndruar sonte në konakun e Elmi dhe Sami Dobrës në Vërbovc.
Duke i falënderuar për mikpritjen, Shala ka thënë se “gjithmonë me besim e optimizëm për një Kosovë më të mirë”.
“Me familjarë, në konakun e Elmi dhe Sami Dobrës në Verbovc. Takime si këto janë një shenjë për respektin që duhet ta ruajmë për njëri-tjetrin, dhe për të ndarë kujtime e mendime për vendin dhe shoqërinë. Gjithmonë me besim e optimizëm për një Kosovë më të mirë! Faleminderit Elmi dhe Sami!”, ka shkruar Shala në Facebook.